Bëhet publike data dhe vendi ku do të mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri - NACIONALE

Bëhet publike data dhe vendi ku do të mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet më 14 qershor, në Gjakovë.

Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij/saj, nga kabineti tjetër qeveritar, raporton report.tv.

Më pas kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve. Më pas ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët.

Lajme të ngjashme