Begaj uron Kosovën: Të ecim bashkë drejt BE-së, më të bashkura se kurrë
Bajram Begaj, President i Shqipërisë, ka uruar Kosovën në 18 vjetorin e pavarësisë shtetërore, për çka uroi që Kosova dhe Shqipëria të ecin drejt BE-së “më të bashkuar se kurrë”.
Begaj ishte flaënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe perëndimin për mbështetjen e fortë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Postimi i plotë:
Gëzuar Kosovë!
Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,
me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!
Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë!
BASHKË, JETË E MOT! 🇦🇱🇽🇰
Gëzuar Kosovë!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 17, 2026
Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë,
me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!
Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë… pic.twitter.com/k5ASnpczKF