Begaj për vrasjen e policit në veri: Cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës - NACIONALE

Begaj për vrasjen e policit në veri: Cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar vrasjen e policit dhe plagosjen e dy policëve të tjerë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se ky akt është cënim i rënë i rendit dhe sigurisë së Kosovës.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – ka shkruar ai.

“Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.” – ka shkruar ai duke shtuar se Shqipëria është gjithmonë në mbeshtetje të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.

Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Lajme të ngjashme