Befason Hoxha: Çka p’i pengon qeverisë Nacionalja e Periskopi m’i ndërtu 160 çerdhe që i ka premtu?
Opinionisti Dibran Hoxha, e ka analizuar krejtësisht si përfshirje të qeverisë në transmetuesin publik me lajmin e rremë të “Slobodna Bosna”-s, për çka tha se e sheh që “këta, qeveria, po duan trubullira për m’e çu pluhën që të mbulojnë mospunën dhe keqqeverisjen”,
“Është e pashpjegueshme sepse është një amater i PR-it, siç jam unë, nuk e kisha bë gabimin e njëjtë, sepse ti je tu fut në dy beteja, e para që me bindjen tem qeveria e brendshme ka dështime katastrofale në të gjitha sferat dhe kjo m’e hap një betejë që është e humbur, siç janë me mediat, konkret për lajme të paverifikueme dhe hulumtime të papretendume”, tha Hoxha.
“Çka është pengesë për ty Nacionalja dhe Periskopi m’i ndërtu 160 cerdhe që i ke premtu, çka është pengesë për ty Nacionalja dhe Periskopi që nuk po mundesh me performu në PISA, Nacionalja dhe Periskopi çka po të pengojnë me ju paga të dinjitetshme për zjarrëfikësit e policët?”, ka thënë Dibran Hoxha në Debat Plus.