Bedri Hamza: 2 mijë qytetarë nga Mitrovica do t’i bashkohen Marshit për Drejtësi - NACIONALE

Bedri Hamza: 2 mijë qytetarë nga Mitrovica do t’i bashkohen Marshit për Drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nga kjo komunë do të shkojnë mbi 2 mijë qytetarë në Prishtinë.

Kjo për t’iu bashkuar Marshit për Drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së.

Hamza ka thënë për Kanal 10 se mitrovicasit i janë bashkuar masivisht kësaj thirrje.

“Sigurisht që pjesëmarrja duhet të jetë masive. Po flasim për një temë që tejkalon përmasat jo vetëm të Kosovës, por është në interes të kombit shqiptar. Po flasim për projektin më të rëndësishëm politik në Kosovë. Kemi të bëjmë me projektin e UÇK-së. Protesta do të jetë paqësore. Pjesëmarrja në Mitrovicë do të jetë masive. Presim që prej Mitrovicës do të jenë 2 mijë vetë”, tha Hamza, transmeton Nacionale.

“Kërkojmë të jetë proces i drejtë, brenda afateve kohore të arsyeshme. Jo i zgjatur, jo proces pa i kontrolluar”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme