BE: Themelimi i Asociacionit pritet të fillojë së shpejti
Bashkimi Evropian ka deklaruar se pret nga Kosova t’i jap komentet dhe sugjerimet e saj për draftin e Asociacionit. Themelimi i Asociacionit, sipas tyre, do të fillojë shumë shpejtë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për “Radio Evropa e Lirë”.
“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë.” – ka thënë Stano.
Po ashtu, zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se “presin nga të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”.
Ndërkohë, nuk dihet nëse këtë muaj do të ketë ndonjë takim në Brusel mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa na ndajnë edhe një muaj nga një vjetori i arritjes së Marrëveshjes Bazike.