BE po përgatit 10 sanksione kundër Rusisë
Bashkimi Evropian shumë shpejtë pritet që ta prezentojë paketën e tij me 10 sanksione kundër Rusisë. Këtë gjë, BE pritet ta prezentojë me 24 shkurt ku edhe do të shënojë përvjetorin e agresionit të plotë të Rusisë në Ukrainë.
“Sanksionet do të vënë në shënjestër ndër të tjera, teknologjinë e përdorur nga makina e luftës ruse,”- tha në një konferencë shtypi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Sipas BE sanksionet do të synojnë veçanërisht komponentët e përdorur në prodhimin e dronëve, tha ajo, duke përmendur Iranin si furnizuesin kryesor të Rusisë.
Masat e sakta në paketën e ardhshme të sanksioneve të BE-së duhet të dakordohen nga 27 vendet anëtare të bllokut – një proces që mund të zgjasë për javë të tëra.
Të premten nga ana e autoriteve ukrainase u bë e ditur se të paktën gjashtë civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të mëparshme.
Ndër viktimat ishin dy vëllezër, të moshës 49 dhe 42 vjeç, të vrarë kur bombardimet ruse shkatërruan një ndërtesë apartamentesh në rajonin verilindor të Kharkivit, tha zyra presidenciale e Ukrainës. Babai i tyre 70-vjeçar u shtrua në spital me plagë.