BE: Kurti dhe Vuçiq të pranojnë ftesën për takim nga Borrelli "pa kushte"
Bashkimi Evropian pret që “pa kushte” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të pranojnë ftesën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për takim të Nivelit të Lartë. Kjo pasi Kurti nuk ka ofruar ende përgjigje, ndërsa Vuçiq është deklaruar se nuk do të shkojë.
“Data nuk është caktuar ende sepse palët nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje”, tha Stano gjatë një konference për media, siç e citoiRadio Evropa e Lirë.
“Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshojnë se pas të gjithave mund të jenë konstruktivë. Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiqit dhe Kurti nuk është përgjegjës”, tha Stano.