BE konfirmon: Nesër Lajçak pret kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
Zëdhënësi për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian (BE), Peter Stano, ka njoftuar me anë të një postimi se nesër në Bruksel emisari Llajçak do të takojë kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Të dy kryenegociatorët – edhe Besnik Bislimi por edhe Petar Petkoviq – e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Stano ka njoftuar se konteksti i takimit do të jetë pikërisht dialogu me fokus te “implementimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapave përpara drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.”
Kujtojmë se më 10 korrik zv. kryeministri Bislimi kishte arritur marrëveshje për hapat e parë drejt deeskalimit e ku përfshihej edhe tërheqja e një pjese të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në komunat veriore.
Postimi i plotë:
Kosovo/Serbia: Tomorrow, EUSR @MiroslavLajcak will host Chief negotiators of both sides in the context of the 🇪🇺facilitated Dialogue in Brussels. Focus 👉 the full implementation of the 27 Feb Agreement & steps towards de-escalation of the situation in the north of Kosovo.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) July 18, 2023