BE-ja konfirmon: Më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë - Serbi - NACIONALE

BE-ja konfirmon: Më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë - Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel.

Të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. /Radio Evropa e Lirë

Lajme të ngjashme