BE-ja planifikon takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme për çështjen e dinarit
Bashkim Evropian ka konfirmuar se javën e ardhshme po planifikon që të mbahet takimi në nivel të kryengeciatorëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim pritet të diskutohet për çështjen e dinarit, që u ndalua pas hyrjes në fuqi të Rregullorës së BQK-së.
“Lehtësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga lehtësuesi i BE-së”, thanë nga BE-ja për GazetaBlic.
Ndryshe në takimet që janë mbajtur javëve të fundit për dinarin, Kosova është pajtuar me planin e paraqitur nga i dërguar i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.