BE-ja konfirmon ankesat: Kërkohet draft i ri i ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave - NACIONALE

BE-ja konfirmon ankesat: Kërkohet draft i ri i ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar problemet që janë në ligjin aktual për Komisionin e Pavarur për Media.

Në një postim në facebook, BE-ja ka vlerësuar se duhet të ketë një draft të ri të këtij ligji pas rekomandimeve dhe konsultimeve me palët e interesuara.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së mirëpresin Opinionin Ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Ne mbështesim qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e Shërbimeve Audio-Vizuale”, thuhet në postim.

“Megjithatë, siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai as të minojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore. Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesuara të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri”, thuhet në postim.

Draft-ligji aktual është përcjellur me kritika nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme