BE-ja e miraton pakon e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë - NACIONALE

BE-ja e miraton pakon e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian arrit pajtueshmëri të premten vonë për miratimin e pakos së dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Ambasadorët e vendeve të BE-së u takuan në Bruksel pas dështimit për të arritur marrëveshje për pakon e re për disa ditë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kishte thënë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se BE-ja kishte për qëllim që t’i miratonte masat e reja ndëshkuese deri më 24 shkurt.

Në grupin e sanksioneve të reja përfshihen sektori bankar, qasja e Rusisë në teknologji që mund të përdoret për qëllime civile e ushtarake si dhe në teknologji të avancuara, tha kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Ai paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë që të vendosë sanksione të reja “për aq gjatë sa është e nevojshme, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”, raporton gazeta “The Guardian”.

Zonja Von der Leyen tha se BE-ja është duke e shtuar presionin ndaj atyre që po mundohen t’u shmangen sanksioneve. “Tash i kemi sanksionet më të gjera ndonjëherë – duke e shteruar arsenalin e luftës së Rusisë dhe duke kafshuar thellë në ekonominë e saj”- tha zyrtarja e lartë.

Lajme të ngjashme