BE-ja diskriminon kosovarët: Marrin pak viza uniforme, shumë nga ato me vlefshmëri të kufizuar - NACIONALE

BE-ja diskriminon kosovarët: Marrin pak viza uniforme, shumë nga ato me vlefshmëri të kufizuar

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

BE-ja ende larg premtimeve për heqje të vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në. e Kjo po bën që shumë qytetarë të presin me orë të tëra në ambasada për të siguruar një vizë që i mundëson atyre udhëtimin drejt vendeve tjera.

Kosovarët vazhdojnë të largohen. Sipas Agjencisë së Statistikave, saktësisht 42,000 persona do të vazhdojnë të jetojnë jashtë Kosovës në vitin 2021. Edhe komentet e kryeministrit Albin Kurti për progresin e pashembullt ekonomik nuk po arrijnë t'i bindin kosovarët të qëndrojnë në vendin e tyre.

Në statistikat e publikuara nga ASK, kuptohet që nga 117 qytetarë e kanë lëshuar Kosovën çdo ditë gjatë vitit 2021, me ikjen e mjekëve që është shumë alarmuese.

E gjithë kjo ikje do të ishte edhe më masive po të mos ishte numri jashtëzakonisht i lartë i vizave që refuzohen nga BE-ja për qytetarët e Kosovës çdo vit.

Në statistikat e vizave për konsullatat për vitin 2021, Kosova renditet e 16-ta në botë për nga numri i aplikimeve për viza drejt Bashkimit Evropian.

Plotë 44 mijë e 666 aplikime të kosovarëve janë të regjistruara në ‘Excelin’ e Komisionit Evropian.

Në numrat e vizave uniforme totale të lëshuara janë vetëm 2 mijë e 293. Viza uniforme me shumë hyrje, janë vetëm 1 mijë e 904. Një vizë e tillë nënkupton një leje të një prej vendeve anëtare të zonës Shengen për të kaluar tranzit ose për të qëndruar në territorin e dëshiruar për një periudhë të caktuar kohore deri në maksimum 90 ditë çdo periudhë gjashtëmujore.

Ndërsa lëshimi i vizave me vlefshmëri të kufizuar territoriale, një vizë Shengen për qëndrim të shkurtër, është 37 mijë e 307 nga gjithsej 44 e 666. Prej tyre, të refuzuara janë 4 mijë e 919.

Kujtojmë që në periudhën dhjetor 2021 – janar 2022, pa i llogaritur ambasadat tjera, vetëm në atë gjermane kanë aplikuar 105 mijë e 601 qytetarë të Kosovës të cilët duan ta sigurojnë një vizë pune, e po ashtu edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera.

Lajme të ngjashme