Batuta epike e Konjufcës: Pal, "tokë" na ke bo, s`di a me ta dhënë edhe një minutë - NACIONALE

Batuta epike e Konjufcës: Pal, "tokë" na ke bo, s`di a me ta dhënë edhe një minutë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, as në seancën e sotme nuk e ka ndalur humorin me deputetët.

Derisa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, kritikonte Qeverinë Kurti, ai kërkoi një minutë shtesë për fjalimin e tij nga kryeprlamenatri Konjufca.

Ky i fundit , është tallur pak me deputetin e AAK-së.

Pal, tokë na ke bo, se di a me ti dhanë edhe një minutë a jo”, ka thënë Konjfuca.

Kjo ka bërë qe deputetët e Kuvendit të Kosovës të shpërthejnë në të qeshura.

Në adresimin e tij, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria Kurti ua ka humbur shpresën qytetareve të Kosovës.

Kjo qeveri për dy vite të qeverisjes, nga qeveria e shpesës lirisht mund te quhet qeveria e pa shpresë. Kjo qeveri nuk po dinë, nuk po mundet dhe nuk po do të punojë për mirëqenien e qytetareve dhe forcimin e shtetit”, ka thënë Lekaj.

Lajme të ngjashme