Baton Haxhiu për Kurtin: Nuk e përfaqëson Kosovën, e kemi një kryeministër të izoluar
Baton Haxhiu, analist dhe gazetar, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Ai ka bërë disa deklarata të fuqishme, përfshirë një për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Haxhiu deklaroi se Kurti është një kryeministër i izoluar.
“Meqenëse po flasim, kemi ardh në një situatë që e kemi një kryeministër të izoluar, nuk e pret kërkush, nuk e thërret kërkush dhe realisht, por nuk e përfaqëson Kosovën” – tha ai në T7.