Baton Haxhiu: Kurti ka kërkuar që të nënshkruajë sot marrëveshjen, Vuçiqi ka propozim të ri - NACIONALE

Baton Haxhiu: Kurti ka kërkuar që të nënshkruajë sot marrëveshjen, Vuçiqi ka propozim të ri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar takimin që po mbahet në në Ohër në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Haxhiu ka dhënë disa detaje të reja rreth takimit në Ohër, sipas tij çështja ku kanë ngecur palët është tek çështja e nënshkrimit, pasi që Kurti po kërkon që nënshkrimi të vendoset sot që të zyrtarizohet dokumenti, derisa Aleksander Vuçiq ka dalë me një propozim të ri.

Haxhiu thotë se presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vendos Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes për të dy palët.

Nënshkrimi është bërë mollë sherri sot. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vuçiq ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin.” – ka thënë Haxhiu në T7.

Lajme të ngjashme