“Bashkëshorti t’i ka mbajtur orët e mësimit”; “S’është e vërtetë”: Qalaj dhe Tishukaj-Sadiku përplasen ashpër në Kuvend - NACIONALE

“Bashkëshorti t’i ka mbajtur orët e mësimit”; “S’është e vërtetë”: Qalaj dhe Tishukaj-Sadiku përplasen ashpër në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar deputeten e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, se sa ka qenë mësimdhënëse në Viti, bashkëshorti i saj ia ka mbajtur orët e mësimit.

Ndonëse nuk ia ka përmendur emrin, ai ka thënë se ata që kanë bërë keqpërdorime nuk mund të flasin në Kuvend për gjera të tilla.

“Paramendoni me akuzu dikush që ka qenë përkthyese e UNMIK-ut, që ka marrë rrogë si arsimtare e anglishtes, ndërsa ia ka mbajt orët bashkëshorti i saj. Po folim për keqpërdorime këtu. Kush po flet? Pra, duhet te jeni të kujdesshëm kur etiketoni dhe tregoni gjera të pavërteta”, ka thënë Qalaj.

Ani pse nuk iu përmend emri, deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka aluduar se për të është fjala.

Ajo ka thënë se pretendimet e deputetit të PDK-së nuk janë të vërteta.

“Po me vjen shumë keq që informacionet që po t`i japin nga komuna i Vitisë nuk janë të sakta. Mund të bëni hulumtime sa të toni, se nuk është aspak e vërtetë që orët i mija i ka mbajtur bashkëshorti im. Kjo është diçka shumë e ulet dhe është shpije e pastër nga ju”, ka thënë ajo.

Deputetja e AAK-së është shprehur krenare me punën që ka bërë në UNMIK.

“Jam krenar me gjithë atë kontribut që e kam dhënë edhe në UNMIK për 7 vite, ku jam dekorua me mirënjohje për shpëtim te jetëve të njerëzve. Po ashtu e kam mbajtur mësimin, sepse me ka lejuar ligji. Asgjë nuk ka qenë kundërligjore. Momentin që nuk e ka lejuar ligji e kam pezulluar”, është shprehur ajo.

Kurse, deputeti i PDK-së ka thënë se deputetja e VV-së po e pranon vetë.

“Në replikën time nuk e përmenda zonjën Mirlinda, por populli ka thënë: mos e vetë se të kallxon vetë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme