Bashës nuk i shkon askush në takimin konsultativ; ish-opozita ia cilësoi “konstituimin” si “tallje”
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, po pret në takim nënkryetarët e partive të tjera, të cilët, sipas të gjitha gjasave, nuk do të paraqiten për konsultim.
Një qëndrim i tillë ishte paralajmëruar më herët nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në ditën kur Basha shpalli Kuvendin si “të konstituar”, megjithëse nuk u arrit të zgjidhej një nënkryetar nga komuniteti serb.
Basha u përpoq të veshë me logjikë atë që në vetvete është e palogjikshme ditën e seancës së fundit konstitutive; deklaroi “moszgjedhja e njërit prej pesë nënkryetarëve nuk mund të bëhet pengesë”.
"Janë ezauruar të gjithë nga komuniteti serb, asnjë nuk u zgjodh në të gjitha tentativat. Ne si Kuvend skemi mundësi të vazhdojmë, prandaj me këtë rast, konsideroj që kemi ezauruar pikën e 4të të rendit të ditës, dhe ska mundësi tjetër. Konsideroj që kjo seancë mbyllet dhe kuvendi është konstituuar", tha Basha.

“Konsideroj që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës. Si të veprohet tutje me punën tonë, do t’i konsultoj anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të hënën”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, e konsideroi deklarimin e Dimal Bashës si një akt “përtej talljes me shtetin”, duke theksuar se Kuvendi mbetet i pa konstituar.
"Qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë. Përtej talljes me shtetin ështjë bërë edhe e rrezikshme. E kanë kthy në Big Brother kuvendin, me pa kush po eliminohet e kush po humb. Kjo ska ndodh asnjëherë, ka mungesë totale të përgjegjesisë. Ka sjpërfillje të rendit kushtetues", tha Krasniqi. Janë duke sharruar edhe më tej në shkelje kushtetuese", tha Krasniqi.
Në të njëjtën linjë reagoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e cilësoi si “çmenduri politike”.
“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.