Basha kritikon ShBA-në: Në Ukrainë po e lufton Putinin, në Kosovë po e ledhaton “Putini i vogël”
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka vazhduar kritikat ndaj Amerikës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se SHBA-ja në Ukrainë po i ndihmon forcat e Zelenskit për ta luftuar ushtrinë kriminale të Putinit, ndërsa në Kosovë po lejojnë që “Putini i vogël” me një grusht kriminelësh t`i sfidojnë forcat e NATO-s me barrikada.
Basha ka thënë se është e pakuptueshme me luftu Putinin e madh, e me ledhatu Vuçiqin.
“Në Ukrainë, Amerika po ndihmon forcat e Zelenskit me luftu ushtrinë kriminale të Putinit! N’anën tjetër, në Kosovë lejojnë që Putini i vogël me një grusht kriminelësh m’i sfidu forcat e NATO-s me barrikada. Është e pakuptueshme me luftu Putinin e madh, e me ledhatu t’voglin. Por është edhe ofendim për KFOR-in që disa bandita mos me lanë me ushtru detyrën e tyre. KFOR-i me mandat e ka me siguru lëvizjen e lirë për qytetarë, e në këtë rast më së shumti po e vuajnë vet qytetarët serb në veri!”, ka shkruar Basha.