Basha bëhet i gjallë: Identifikon tri akse rrugore me rrezik të lartë, paralajmëron ndërhyrje emergjente - NACIONALE

Basha bëhet i gjallë: Identifikon tri akse rrugore me rrezik të lartë, paralajmëron ndërhyrje emergjente

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë, Dimal Basha, është bërë i gjallë duke reaguar për herë të parë si ministër.

Ai ka bërë me dije se që nga marrja e detyrës ka nisur shqyrtimin e detajuar të gjendjes së infrastrukturës rrugore dhe të ecurisë së projekteve në zhvillim.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka identifikon tri akse rrugore me rrezik të lartë.

“Situata më e ndjeshme paraqitet në rrugën e fshatit Carralevë të Komunës së Shtimes, si dhe në aksin Klinë–Gurakoc (segmenti në Krushevë) dhe në segmentin Zhur–Dragash, ku rrëshqitjet e dheut kanë cenuar trupin e rrugës dhe ku gjendja e tyre paraqet rrezik të lartë për qytetarët tanë që i frekuentojnë këto akse”, ka thënë Basha, duke paralajmëruar ndërhyrje urgjente.

“Falënderoj administratën për bashkëpunimin dhe angazhimin profesional në këtë fazë të rëndësishme. Pres që, me koordinim të plotë institucional dhe respektim rigoroz të afateve procedurale, të veprojmë me përgjegjësi dhe efikasitet maksimal në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre”, ka shkruar Basha.

Lajme të ngjashme