Barrikadat në veri, Berisha: Shumë bashkatdhetarë kanë paralajmëruar mosardhjen në Kosovë
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka folur për pasojat që mund t`i sjell Kosovës situata e tensionuar në veri.
Ai ka thënë se efekti i bllokimi të rrugëve në veri të vendit është shumëdimensional për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tashmë shumë bashkatdhetarë kanë paralajmëruar mos ardhjen në Kosovë për festat e fund vitit.
“Efekti i kësaj situate të krijuar në veri të vendit është shumë dimensional, tashmë një numër i gurbetqarve kanë paralajmruar mos ardhjen në Kosovë, veqenarishtë ata që kanë menduar udhëtimin me bërë përmes Serbisë. Dhe të gjithë ne e dijmë se çka dmth, nëse nuk vijnë mërgata në Kosovë...”, ka shkruar Berisha.
Nacionale nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime deri në këtë moment.
Ai ka komentuar edhe deklaratat për barrikada të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
“Nëse sipas z.Lajçak barikadat nuk duhet të hiqen me eskavatorë, por me marrëveshje politike, a nënkupton kjo se për heqjen e barikadave në atë pjesë të Kosovës, duhet me u ulën në tavolin në ‘shtabin e krizës’ që ka formuar Vuçiqi në veri të vendit. A është edhe kjo ‘fitore e madhe’ e politikës ‘largëpamse’ nga Albinit dhe sektit në pushtet?”, ka shkruar ai.