Baraliu kërkon t’i vendoset “reciprocitet” presidentit amerikan Joe Biden pasi e përmendi "njohjen eventuale"
Analisti i shquar Bleron Baraliu e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka kërkuar t’i vendoset “reciprocitet” hiç më pak se presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me togfjalëshin e tij të fundit.
Në vend të “njohjes reciproke”, Baraliu thotë se presidenti Biden e ka përmendur “njohjen eventuale”.
Kjo nënkupton sipas analistit që Biden e ka ndryshuar “pozicionin amerikan”, gjë që sipas tij kërkon reciprocitet.
“Edhe Kosova thjesht mund të premtojë një: eventual Associacion (asociacion dikur në të ardhmen e pacaktuar)” – ka shkruar z. Baraliu.
Thurjet e tij ishin “reciprocitet” dhe “no pasaran”.