Balje: Qëndrimin e kemi të njëjtë
Deputetja Duda Balje ka bërë me dije se nuk do ta votojë kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit.
Para fillimit të seancës, ai ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me VV-në.
“Nuk kemi pasur asnjë takim dhe qëndrimin e kemi të njëjtë”, ka thënë ajo, duke treguar arsyet.
“Arsyeja është mosmirëkuptimi nga partia që i ka fituar zgjedhjet dhe tretmani qe kemi para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka thënë Balje.
Ajo ka folur edhe për bashkëpunimin me AAK-në.
“Ne kemi takuar me z Haradinaj, por ende nuk kemi vendosur për të iu bashkangjitur grupit parlamentar”, ka thënë ajo.