Balje: Nuk dua të bashkëpunoj me Kurtin, nuk kam besim
Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se nuk dëshiron të bashkëpunon me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se nuk mund të bashkëpunojë me dikë që nuk ka besim.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka thënë se as Kurti nuk i beson asaj.
“Unë nuk du me bashkëpunu me Albinin, sepse nuk kam besim. Nuk mundesh me punu dikë që s’ki besim, as Albin nuk ka besim në mua”, ka thënë Balje.
Sipas saj, VV-ja ka filluar një luftë personale ndaj saj.
“Ka filluar një luftë me e keqe në Kosovë ndaj një deputeti, për herë të parë në histori ata kanë fillua ideje kundër mejeqë që kanë qenë personale”, ka thënë ajo, duke shtuar se depuette të VV-së kanë shpifur kundër saj.