Balje: E di që është vendim kundër Qeverisë por unë do të votoj pro Trustit
Në seancën e parë për këtë vit të Kuvendit të Kosovës pritet që të paraqitet edhe njëherë projektligji për Trustin. Kështu ka njoftuar dje deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
E kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti tashmë dihet se kanë dalë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por njejtë si VV-ja nuk mendon deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje.
Ajo në një prononcim për Front Online thotë se do të votoj pro Trustit.
Balje ka treguar se në grupin e saj gjysma e deputetëve janë pro Trustit, e gjysma tjetër kundër.
“Unë do të votoj për Trustin, sepse jam duke e kuptuar gjendjen financiare dhe unë jam bashkë me qytetarët e di që është një vendim kundër Qeverisë por për këtë Projektligj unë do të votoj pro. Në grupin tonë parlamentar gjysma janë pro dhe gjysma kundër”, tha Balje.
Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension.