Bajrami: VV-ja ka ndryshuar strategji, propozimi i saj është antikushtetuese - NACIONALE

Bajrami: VV-ja ka ndryshuar strategji, propozimi i saj është antikushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se VV-ja ka ndryshuar strategji.

Pas ndërpres së seancës, ajo ka vlerësuar se kjo parti më nuk po kërkon votë për Albulena Haxhin, por për një komision për votim të fshehtë.

“Tash Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar strategji. Në vend se të vendos emrin e Albulena Haxhiut ka bërë një taktikë dhe po kërkon votë për një komision për votim të fshehur, të cilën tashmë e kemi argumentuar jo vetëm ne, por edhe ekspertet jashtë kuvendit, se është shkelje ligjore dhe kushtetuese ndryshimi i mënyrës se votimit në proces”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, qasja e VV-së është antikushtetuese.

“Në nuk do të votojmë dhe nuk do të bëhemi pjesë e një shkelje të tillë. Na vjen keq sidomos për z. Dehari, i cili si kryesi i seancës nuk përfaqëson VV, nuk është aty se partia e tij i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurit. Është aty për shkak të moshës dhe asgjë tjetër. Ai duhet të përcjell skenarin e përgatitur na sekretariati i Kuvendit dhe jo skenarin e VV-së”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme