Bajrami thotë se është “hipokrizi seanca nga ora 22:00 kur dihet rezultati”, paralajmëron aksion
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka quajtur hipokrizi ftesën për vazhdimin e seancës konstituive nga ora 22:00, dy orë para se të mbarojë afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, ajo tha se është hipokrizi pasi dihet rezultati.
Mes tjerash, Bajrami paralajmëroi edhe një “aksion” të kësaj partie në shenjë proteste.
“Shprehim keqardhjen, 102 ditë që takohemi dhe pa as përpjekjet minimale të partisë së parë për të bërë zgjidhje. Nga dje e kemi ditur se do të takohemiksot, as sot nuk ka asnjë lloj përpjekje. Është hipokrizi që të ftohemi prap në ora 22:00, duke e ditur rezultatin.
Kemi përgatitur disa fjalime në formë proteste, por po i lëmë për në ora 22:00, ku vijmë duke e ditur paraprakisht që nuk do të ketë asnjë lloj rezultati, por vetëm për të shpreh qëndrimin tonë se jemi për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës” – tha ajo.