Bajrami: Sot Ligji për Paga dërgohet në Kushtetuese
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se Ligjin për pagat sot do të dërgohet sot në Gjykatën Kushtetuese.
Në debatin parlamentar për dy-vjetorin e Qeverisë Kurti, ajo ka thënë se Qeveria me këtë ligj ua ka ulur pagat shumë zyrtarëve të administratës publike.
Sipas saj, tani ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese nga Avokati i Popullit.
“E keni caktuar koeficientin e pagave 105 euro duke ua ulë pagat dhjetëra mijëra qytetarëve në administratë publike, e po ka edhe greva. Për shkak të ankesave sot Ligji për Pagat përfundon në Gjykatën Kushtuese. I dërguari tani jo prej opozitës, po prej Avokatit të Popullit sepse është kërkesë e palëve të interesit”, ka thënë Bajrami.
Edhe gazeta Nacionale sot ka raportuar se ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese.
“Institucioni i Avokatit të Popullit sot pritet që Ligjin për Pagat ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme. Kjo do të bëhet për shkak të numrit të madh të ankesave që kanë ardhur për këtë ligj. Deri me tani janë pranuar 90 ankesa”, ka thënë një burim i gazetës.