Bajrami: Shikojeni dallimin në pagë mes realitetit dhe premtimit që e ka bërë Kurti - NACIONALE

Bajrami: Shikojeni dallimin në pagë mes realitetit dhe premtimit që e ka bërë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykemete Bajrami, ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e pagave për sektorin publik.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është një diferencë në mes të asaj që kishte premtuar Kurti para një muaji dhe realitetit.

Bajrami ka bërë thirrje për qytetarët që të shohin dallimin në pagë nga premtimi dhe asaj që u janë ekzekutuar në të vërtetë.

Ju që punoni në sektorin publik, me datë 1 shkurt, para një muaji Kryeministri Albin Kurti i ka qitë këto shifra për pagat. Atëherë shihni premtimin she zotimin e Kryeministri dhe krahasoni pagën me atë që ju keni pranuar dje në llogari. Premtimi dhe Zotimi i para një muaji me realitetin në xhirollogarinë tuaj. Krahasoni vetë!”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme