Bajrami: Qeveria Kurti as ekzekutimin e pagave s'mund ta bëjë pa e shkelur ligjin - NACIONALE

Bajrami: Qeveria Kurti as ekzekutimin e pagave s'mund ta bëjë pa e shkelur ligjin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë do të bëhet në kundërshtim me ligjin.

Ajo ka vlerësuar se në Qeverinë Kurti as kjo procedurë ritinore nuk mund të bëhet pa u shkelur ligji.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se Ministria e Financave e ka shkelur ligjin edhe në procesin e caktimit të ushtruesit të detyrës të drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, i cili ka ndodhur sot.

“As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s'mund të bëhet pa shkelje të Ligjit. Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga”, ka shkruar Bajrami.

Ajo treguar se çka thotë Ligji për Zyrtarët Publikë.

Lajme të ngjashme