Bajrami për veprimet e Kurtit: Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë - NACIONALE

Bajrami për veprimet e Kurtit: Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka uzurpuar zyrat e Qeverisë. Sipas saj, Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskardë.

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.

Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë.

Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me vote”, shkruan Bajrami.

Lajme të ngjashme