Bajrami për Ligjin e Pagave: Nuk e dijmë se sa do të jetë vlera monetare e koeficientit
Deputetje e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në seancën e Kuvendit ka folur për Proektligjin për Paga.
Ajo ka thënë se vlera e pagave ka rënë dukshëm pasiqë sipas saj aktualisht po përballemi me inflacion të lartë.
“Sot për shumë zyrtarë publik është një ditë e mirë se ligji i shumëkërkuar erdhi në lëxim të dytë. Po nuk duhet të harrojmë anjëherë se vlera e pagave ka rënë dukshëm pasiqë po përballemi me inflacion të lartë. Shporta bazë e konsumatorit është shtrenjtuar për rrëth 50 për qind, pë atë që ëytetarët e vendit kanë mundur at blejnë një vit më parë sot as gjysmën e gjërave nuk mund t’i marrin me të njëjtat paga”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Ajo ka thënë se edhe pse ligji për paga ka ardhur në lëxim të dytë, akoma nuk e dijnë se cila është vlera monetare e koeficintit.
“Ligji i pagave në sektorin publik nuk e adreson këtë gjendje. Edhe sot kur po e votojmë ligjin për paga për sektorin publik nuk e dim se cila është vlera monetare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Kryeministrit të Kosovës, Allbin Kurti që të iu tregoj se nëse i merrë votat ky ligj kur do të hyjë në fuqi.
“Neni i fundit në ligjin e pagave thotë se ky ligj do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, e nëse votohet sot se ky ligj do të publikohet brenda këtij viti dhe i bije që me 1 shkurt ligji duhet të hyjë në fuqi”, është shprehur tutje ajo.