Bajrami pas kalimit të Fondit Sovran: Tani qeveria do t’ua caktojë bordin institucioneve të pavarura
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas votimit të Ligjit për Fondin Sovran.
Sipas asaj, tani qeveria do t’ua caktojë institucioneve të pavarura bordin.
“Qeveria e cila që tri vite ka zgjedhë të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, e të cilave ju ka dhënë dhjetra miliona euro subvencione pa sukses, tani do të ju caktoj një superbord i cili do t’i kthej këto ndërmarrje në “ndërmarrje profitabile”.” – ka thënë ajo.
Madje, Bajrami ka deklaruar që mjetet do të shpenzohen sipas rregullave të punës dhe nuk do të punohet sipas Ligjit për Ndërmarrje Publike.
“Fondi Sovran që themelohet sipas Ligjit që sonte e kaloj LVV, nuk punon sipas Ligjit të Prokurimit, dmth. financohet nga buxheti i shtetit, por mjetet i shpenzon sipas rregullave të LVV. Nuk punon sipas Ligjit të Punës. Nuk punon sipas Ligjit për Ndërmrrje Publike. Nuk punon sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Nuk punon sipas Ligjit për AKP-në. Ky Ligj punon sipas rregullave të mbretit/Albin Kurti, edhepse ka gjasa maksimale se ai vetë as idenë e Ligjit dhe të Fondit nuk e ka.” – është shprehur ajo.
Tutje, ajo ka pasur edhe disa pyetje:
“Cila është kostoja e shpronsimit?
Çka bën Fondi me këto asete?
Kush do të ju përgjigjet kreditorëve potencial?” – tha Bajrami.
Po ashtu, Bajrami ka deklaruar që asnjëra nga këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje.