Bajrami nuk ka ambicie “në këtë fazë” për t’u bërë kryetare e LDK-së
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u pyet nga Leonard Kerquki nëse ka ambicie për t’u bërë kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës – kjo në dritën e kërkesave, si ajo e Avdullah Hotit për ndërrim lidershipi.
Kerquki: A keni ambicie për kryetare të LDK-së në këtë fazë?
Bajrami: Në këtë fazë unë nuk kam ambicie.
Kerquki: Pra mendon që duhet me vazhdu me kryetar Abdixhikun?
Bajrami: E mendoj që ne në këtë fazë, nuk është fazë e zgjedhjeve, kur të vjen koha e zgjedhjeve mandej është koha që të deklarohen të gjithë.
Tash kemi agjenda më prioritare: themelimin e institucioneve, dhe pozicionimin e LDK-së karshi kësaj situate. Dhe procesi i rëndësishëm i zgjedhjeve lokale, ku pretendojmë të jemi partia e parë.