Bajrami: Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota - NACIONALE

Bajrami: Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se atë dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota.

Bajrami ka përmendur që Qeveria Kurti ka nënshkruar 900 kontrata një burimore, që sipas saj, janë burim i korrupsionit.

A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut.” – ka shkruar ajo në Facebook.

“U bëj thirrje organeve të hetuesisë që të hetojnë secilën kontratë të negociuar dhe përgjegjësit të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar.” – ka bërë thirrje ajo.

Reagimi i saj:

Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota

Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë janë burim i korrupsionit

Vetëm në një rast, në atë të KEK-ut/Nagip Krasniqit, Prokuroria po thotë se buxheti i shteti është dëmtuar mbi 3.7 milionë euro, derisa ministrat e Albin Kurtit deri sot kanë nënshkru mbi 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro.

A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut.

Njëjtë siç e kanë mbrojtë Nagipin vazhdojnë ta mbrojnë Martin Berishajn, e derisa mbrojnë të korruptuarit e tyre me çdo çmim, tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë. E pikërisht për këtë është tepër e rëndesishme që të ruhet me çdo kusht pavarësia e organeve të drejtësisë që të korruptuarit dhe kriminelët të dënohen pavarësisht sa të afërt janë ata me pushtetin - cilido qoftë ai pushtet.

Andaj është jetike që në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e këtij vend me votu për demokraci, për institucione të pavaruara dhe për një qeveri që nuk i vjedh taksat e tyre, por i kthen ato në mirëqenie për ta.

U bëj thirrje organeve të hetuesisë që të hetojnë secilën kontratë të negociuar dhe përgjegjësit të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar.

Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjëri s’duhet të trajtohet si i tillë.

Lajme të ngjashme