Bajrami, Kurtit: Nëse Isufaj do të dëshironte të bëhej kryeprokuror, pazarin do ta bënte me ty
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket tejet i nervozuar me lajmin për arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Kështu, ai në seancën e sotme të Kuvendit, pati kritika të ashpra për Blerim Isufajn, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.
Ndaj deklaratës së tij, reagoi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e cila u kthye në sallë për të debatuar, ndonëse para disa minutash LDK-ja e lëshoi seancën.
Bajrami i ka kujtuar kryeministrit Kurti se nuk mund të pajtohen me Kushtetuesen kur e rrëzon Qeverinë Hoti, e jo kur e shpallë jokushtetues Ligjin për KPK-në.
“Kryeministër ndërhyrjet që po I bëni në sistemin e drejtësisë janë të papranueshme. Nuk mundeni me u pajtu me Kushteutesen kur e rrëzon Qeverinë Hoti dhe mos me u pajtu kur e shpall anti-Kushtetues ligjin për KPK-në.” – tha ajo.
Bajrami madje, i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se nëse ai dëshiron të marrë ndonjë pozitë, do ta bënte pazarin me kryeministrin, por nuk e bëri një gjë të tillë.
“Skandali dje e shpërfaqi për çka u duhen njerëzit e juaj. Prokurori të cilin ju po thoni që nu ke doni, dhe ai po dëshiron me çdo kush të bëhet kryeprokuror, ai kish me ardhë me dosjen e Nagip Krasniqit në zyrën tënde, dhe e kish bë pazarin. Por përkundrazi, ai nuk po dëshiron më e bë një gjë të tillë. Këtij vendi, i duhen prokurorë dhe gjyqtarë, që nuk i frikësohen askujt.” – deklaroi ajo.