Bajrami kërkon hetim: Cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit për Kurtin? - NACIONALE

Bajrami kërkon hetim: Cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit për Kurtin?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, , ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet biseda në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Ajo ka kërkuar që të hetohet biseda, duke thënë se Kusari-Lila është koordinuar me Radoiçiqin.

“Duhet ta kemi të qartë se këto përgjime po normalizohen, kinse opozita po i fabrikon, por ne e kemi dëgjuar se si Kusari-Lila koordinohet me kriminelin Milan Radoiçiq për votën për pagat minimale, që lanë jashtë dhe pjesëtarët e UÇK-së” – theksoi ajo.

Tutje, ajo ka shtruar një pyetje.

Është e ndaluar që një person i qeverisë të bisedojë më kriminelin, e ajo e ka bërë këtë më vëmendje të plotë. Kjo duhet të hetohet se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit ndaj kryeministrit Albin Kurti…Cila është kostoja që Republika e Kosovës e ka paguar si pasojë e këtij koordinimi?” – tha Bajrami.

Lajme të ngjashme