Bajrami ia ndal në gjysmë gëzimin Muratit: Për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024 - NACIONALE

Bajrami ia ndal në gjysmë gëzimin Muratit: Për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjrami, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili sot është krenuar me rritje ekonomie.

Duke iu kundërpërgjigjur shifrës për rritje ekonomike të prezantuar nga Murati, Bajrami ka thënë se sipas ASK-së inflacioni për muajin gusht të këtij është 4.5% më i lart vitin e kaluar.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shtuar edhe një pyetje për Muratin.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme