Bajrami ia heq Kurtit flamurin kuq e zi, ia vendos atë të NOA-së: Pas katër viteve në pushtet, Kurti identifikohet me këtë flamur - NACIONALE

Bajrami ia heq Kurtit flamurin kuq e zi, ia vendos atë të NOA-së: Pas katër viteve në pushtet, Kurti identifikohet me këtë flamur

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka larguar flamurin kuq e zi nga ulësja e Kuvendit ku ulet Albin Kurti.

Në vend të tij e ka vendosur flamurin e kompanisë NOA, e cila fituar qindra miliona euro duke treguar energji.

Derisa e ka marrë fjalën, ajo i ka lutur deputetët e të gjitha partive politike që të punojnë për të ia larguar maskën Albin Kurtit.

Që të punojmë ditë e natë me sinqeritetin më të madh që të ia heqim maskën Albin Kurtit. Albin Kurti nuk ka mundësi, dhe na nuk duhet me ia leju që ia të mbështjellët me flamurin kuq e zi sa herë ai ka nevojë. Albin Kurti pas katër viteve në pushtet më shumë identifikohet me flamurin e NOA-së, me flamurin e Meditekut dhe me flamurin e 2550 kontratave një burime”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se Kurti çdo ditë punon kundër shtetit të Kosovës.

Albin Kurti mbështjellët me flamur kuq e zi për ta mbuluar korrupsioni, por korrupsioni nuk mbulohet më me flamurin kuq e zi. Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës, çdo ditë. Ai nuk e ka njohur as më herët shtetin e Kosovës e që katër vite e gjysmë në pushtet ai e ka bë shteti e Kosovës si tavolinë suedeze”, ka deklaruar Bajrami.

Lajme të ngjashme