Bajrami: Duhet të bëhet konstituimi i institucioneve, s`ka nevojë për zgjedhje të reja - NACIONALE

Bajrami: Duhet të bëhet konstituimi i institucioneve, s`ka nevojë për zgjedhje të reja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është shprehur kundër që të dy palë zgjedhjet të mbahen në një ditë.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje te reja.

“Duhet të bëhet konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor, sepse nuk mund të priten as ndryshime të mëdha. Ndërkohë ne e dimë të gjithë procesin tejet të ndërlikuar dhe kohen që e ka marrë për numërim të votave nga ana e KQZ-së. Bashkimi i dy palë zgjedhjeve në një periudhë të caktuar do të shkaktonte probleme të mëdha dhe ka shumë mundësi që zgjedhjet e tilla edhe të mos pranohen nga ndonjë subjekt”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme