Bajrami bën thirrje për kompensim urgjent të bujqve për qindra hektarë grurë të djegur - NACIONALE

Bajrami bën thirrje për kompensim urgjent të bujqve për qindra hektarë grurë të djegur

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të VV-së – të cilat vazhdojnë të ushtrojnë njëkohësisht edhe pozitat në ish-qeverinë Kurti – duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të kompensuar dëmet e shkaktuara bujqve nga zjarret që kanë djegur qindra hektarë me grurë në ditët e fundit.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se është e papranueshme që djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve të shkatërrohet brenda disa orësh, ndërsa institucionet heshtin.

Reagimi i zonjës Bajrami:

Ata që thonë se janë ministra në detyrë duhet të marrin urgjentisht vendim për të kompenzuar bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit.

Është e rëndë kur brenda disa orëve digjet djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve. Nëse ka një moment për të përdorur mjetet nga ''Fondi për Ringjallje Ekonomike'', ky është tani!

Nëse bujqit nuk kompenzohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga mporti i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit.

Bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme.

Ata që sot janë në dëtyre të veprojnë mënjeherë!

Lajme të ngjashme