Bajrami: Arrestimi i Nagip Krasniqit të KEK, maja e ajsbergut - NACIONALE

Bajrami: Arrestimi i Nagip Krasniqit të KEK, maja e ajsbergut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotem të Kuvendit të Kosovës ka folur për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Ngaip Krasniqi.

Ajo ka kujtuar premtimet e Kurtit kur thoshte se “çmimi i energjisë është do lirohet se është shumë i shtrenjtë kur flen mbi qymyr”, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe për refuzimin e gazsjellsit që sipas saj u bë vetëm që të vazhdojë importimi i rrymës nga Martin Berishaj.

Qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë veprim për dy vite të qeverisjes për dy vite të qeverisjes, sepse të gjitha këto shkojnë në funksion të importit të energjisë. Jemi që dy vite me masa emergjente për furnizim të energjisë elektrike” – tha Bajrami.

Kjo shkon në funksion të importit dhe në funksion të negocimit të drejtpërdrejtë të tenderëve. Martin Berishaj është elefanti në dhomë kur flasim për energjinë. Deputetja Bajrami edhe tregoi që Martin Berishaj tani ka dy aktakuza dhe arrestimi i drejtorit të KEK-ut është maja e ajsbergut e qeverisjes Kurti. “Arrestimi i drejtorit të KEK-ut dje është maja e ajsbergut e cila tregon se cilat janë politikat e qeverisë Kurti në energji.” – tha Bajrami.

Lajme të ngjashme