Bajrami: 45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, e zyrtarëve publikë 6 euro e 80 centë
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati që tha se në Qeverinë Kurti janë rritur pagat më së shumti.
Bajrami ka thënë ministri i ka rritë pagat vetem 6 euro e 80 cent.
“45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistetëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.” – ka shkruar ajo.
Shkrimi i plotë:
Ministri, që i ka rritë pagat në sektorin publik 6 euro e 80 cent brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet, sot paska provu prapë me propagandë.
Qytetarët e dinë kujt ja ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj:
45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistetëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.
Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore.
Minister,
Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!
Zyrtarët publik me 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124.
Me qeverisjen e LDK-së, koeficiebti i pagave do të bëhet 150 Euro.