Bajqinovci i VV-së thotë që ndodhi SKANDAL gjatë takimit të ambasadorit Hovenier me Memli Krasniqin - NACIONALE

Bajqinovci i VV-së thotë që ndodhi SKANDAL gjatë takimit të ambasadorit Hovenier me Memli Krasniqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka kritikuar Memli Krasniqin dhe dy kolegët e tij në PDK për një detaj nga takimi që kishin me ambasadorin Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim si duket njëri flamur i tavolinës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është vendosur tembrapshtë.

Pjesa e kaltër me yjet e bardhë është vendosur në anën e poshtme dhe jo atë të sipërme.

Kjo e ka shqetësuar deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovcin, që e ka konsideruar një gjë të tillë si “Skandal protokollar”.

“Gjithë kjo përvojë institucionale e diplomatike. Gjithë kjo ambicie për zgjedhje të reja... por flamurin, flamurin e Amerikës e kanë vendos mbrapshtë.” – ka shkruar deputeti i VV-së.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme