Bajqinovci i kapet Abdixhikut: Është deputeti me më së shumti mungesa në Kuvend - NACIONALE

Bajqinovci i kapet Abdixhikut: Është deputeti me më së shumti mungesa në Kuvend

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së.

Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka shkruar se Abdixhiku është deputeti me më së shumti mungesa në Kuvendin e Kosovës.

Tutje, Bajqinovci ka përmendur dy zhvillime në Komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, që udhëhiqen nga LDK-ja.

“Lumir Abdixhiku është deputeti me më së shumti mungesa në Kuvendin e Kosovës. Shembulli më i keq i Kuvendit të Kosovës apo keqpërdorimi i mandatit të dhënë nga qytetarët.

Në anën tjetër, këtë javë doli skandali me tenderin e fanses së Kryetarit Përparim Rama, komunë kjo që udhëhiqet nga LDK.

Dje, po ashtu, Ministria e MPHI-së njoftoi që kishte gjobitur komunën e Pejës për lejim të shkatërrimit me ndërtime të Parkut Nacional ‘’Bjeshkët e Nemuna’’. Kryetari i Pejës është po ashtu nënkryetar i LDK-së.

Ndërkohë, ende Abdixhiku nuk ka bërë video për këtë” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme