Bajqinovci akuzon LDK-në për veriun, harron marrëveshjen e Bislimit në Bratisllavë për tërheqjen e policëve - NACIONALE

Bajqinovci akuzon LDK-në për veriun, harron marrëveshjen e Bislimit në Bratisllavë për tërheqjen e policëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status ku ka kritikuar zyrtarët e LDK-së.

Në status, Bajqinovci ka kritikuar LDK-në për situatën në veri.

“Për zyrtarët e LDK-së veriu nuk qenka territor i Kosovës, sa që thonë se siguria në veri nuk është punë e kryeministrit. E kush i menaxhon institucionet e sigurisë si Policin, AKI-n, Shërbimi Korrektues dhe institucionet e tjera të shtetit të Kosovës që funksionojnë në veri, po mendoni që KFORI?

Institucionet e Kosovës duke filluar nga Policia e Kosovës, AKI-ja e kanë obligim ligjor të veprojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Veriu nuk është përjashtim!” – ka shkruar Bajqinovci, ndër të tjera.

Megjithatë, Bajqinovci duket se ka harruar marrëveshjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bratisallavë, e cila përfshinte edhe tërheqjen e menjëhershme të një të katërtës së prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.” – thuhej në marrëveshje.

Lajme të ngjashme