Shqipëri: Babai vret djalin me çekiç - NACIONALE

Shqipëri: Babai vret djalin me çekiç

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Korçë mbrëmjen e së premtes, ngjarja u raportua si vdekje aksidentale, pasi dyshohej se -vjeçari Hamdi Bylykbashi, nga fshati Zvezdë ishte rrëzuar në banesën e tij teksa ishte në gjendje të dehur.

Ndërsa sot, kanë dalë detaje të reja ku dyshohet se babi i viktimës, e ka goditur atë më çekiç, i cili përdorët për të thyer gurë.

50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është përleshur fizikisht në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në bunar.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta, ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se 77-vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, është shprehur 77-vjeçari në polici,''- raporton abcnews.

Lajme të ngjashme