Azemi për Projektligjin për pagën minimale: Ka mbetur aty nga paaftësia e Qeverisë - NACIONALE

Azemi për Projektligjin për pagën minimale: Ka mbetur aty nga paaftësia e Qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka kritikuar institucionet e vendit për mosdiskutimin e projekligjit për pagën minimale pasi tashmë ka kaluar në lexim të parë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi për Ekonomia Online e ka bërë fajtor Qeverinë Kurti për punës e pagës minimale

Projektligji për pagën minimale ka mbetur aty ku e kanë lënë edhe para 12 vjetësh, ku e kanë lënë në vitin 2011, pasi që Qeveria e Kosovës tentoi që në Parlament në fakt u bë leximi i parë, është pritë që të bëhet edhe leximi i dytë, por nga paaftësia e Qeverisë nuk mund të kalojë,” – ka thënë ai.

Ai ka treguar zgjidhjen nëse veteranët e luftës janë problem që të procedohet tutje me pagën minimale.

Azemi ka thënë punëtorët të paguhen në bazë të orëve që punojnë dhe jo në bazë të ligjit.

Nëse kanë telashe sepse paga minimale është e lidhur me pagën e veteranëve të luftës, kemi ofruar një zgjidhje për të cilën kemi thënë që punëtorët e sektorit privat të Kosovës të paguhen në bazë të orëve që punojnë dhe jo në bazë të ligjit.” – ka thënë ai.

Ai nuk ka treguar nëse ideja e tyre është shqyrtuar nga Qeveria.

Lajme të ngjashme