AVONET: Të shqetësuar me deklaratat e ministres Haxhiu në lidhje me Aktgjykimin e Kushtetueses
Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka shprehur shqetësim të thellë për deklaratat e bëra sot nga ministrja e Drejtësisë, zonja Albulena Haxhiu, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Në deklaratë thuhet se kjo qasje është e padrejtë dhe nuk respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe parimet e shtetit ligjor.
Ata kërkojnë që Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, për të ndërtuar një shoqëri të ndershme dhe të barabartë.
Në reagim thuhet më tej se praktika e reagimeve të vazhdueshme të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës është një precedent shumë i rrezikshëm për rendin kushtetues të Kosovës.